28 Prill 2024

Gjykata Themelore e Mitrovicës dënoi pesë persona

Prishtinë, 11 mars - Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës i dënoi dy persona për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe tre të për akuza lidhur me drogën.

Bujar Feta u shpall fajtor për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe u dënua me 24 muaj burgim. Akuzat tjera kundër tij u hodh poshtë.

Eroll Jahiri u shpall fajtor për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe u dënua me 24 muaj burgim. Akuzat tjera kundër tij u hodh poshtë.

Ekrem Hoti u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me tri (3) vite dhe gjashtë (6) muaj burgim. Akuzat tjera kundër tij u hodh poshtë.

Eltion Bushi u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me katër (4) vite dhe gjashtë (6) muaj burgim. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat tjera kundër tij.

Fitim Miftari u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me një (1) vit burgim me kusht për një periudhë verifikimi prej një viti e gjashtë muaj. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat tjera kundër tij.

Të pandehurit Bujar Feta, Ekrem Hoti dhe Eroll Jahiri kanë bërë marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin.

Rasti është hetuar dhe ndjekur penalisht nga një prokuror special vendas por është përfaqësuar në gjykatë nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)