28 Prill 2024

Gjykata Supreme urdhëron rigjykim për një rast të zhvatjes

Prishtinë, 5 dhjetor - Gjykata Supreme, përmes trupit gjykues të përbërë prej një gjykatësi të EULEX-it dhe dy gjykatësve vendës dhe i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it, urdhëroi zhvillimin e rigjykimit kundër shtatë të pandehurve të akuzuar për zhvatje dhe kontraktim të përfitimit joproporcional nga një pronë.

Trupi gjykues i Gjykatës  Supreme e ka pranuar ankesën e paraqitur nga prokurori publik dhe e ka anuluar vendimin e Gjykatës së Qarkut të Prizrenit, duke e dërguar kështu rastin për rigjykim.

Të pandehurit Skender Nimani, Marjan Kçira, Tun Kçira, Selim Kastrati, Valon Kyqyku, Afrim Berisha të akuzuar për vepër penale të zhvatjes, dhe Nezir Kryeziu i akuzuar për vepër penale të kontraktimit të përfitimit joproporcional nga një pronë, të gjithë ishin liruar nga akuza nga gjykata e shkallës së parë.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror publik i qarkut në Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)