03 Maj 2024

Gjykata Supreme shfajësoi 3 të akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare

Prishtinë, 18 korrik - Një trup gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës i ka shfajësuar Blerim Svircën, Mujë Ukajn dhe Nexhat Shatrin në një rast të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autoritetit që kishte të bënte me Zyrën e Kryetarit të Kosovës.

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme i miratoi ankesat e të akuzuarve dhe e modifikoi aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës duke i shfajësuar të akuzuarit për arsye ligjore.

Gjykata e shkallës së parë e dënoi Blerim Svircën për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit sepse ai kishte vepruar me autorizim të shefit të sigurimit në Zyrën e Kryetarit të Kosovës për të blerë automjete të blinduara. Ky dënim nuk ka mund të vërtetohet për shkak se i akuzuari nuk ka qenë shërbyes civil dhe se autorizimi i tij nuk ishte i bazuar në ligj.

Po ashtu, të akuzuarit Mujë Ukaj dhe Nexhat Shatri, fillimisht të akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit dhe në fund të dënuar nga shkalla e parë për veprimtari ekonomike të papërgjegjshme, u shfajësuan sepse ata nuk ishin persona përgjegjës në ndonjë organizatë afariste, por shërbyes civilë përgjegjës për përmbushjen e detyrave administrative.

Rastin e ka ndjekur një Prokuror i Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)