03 Maj 2024

Gjykata Supreme modifikon vendimin në rastin e tentim vrasjes

Prishtinë, 18 korrik - Gjykata Supreme e Kosovës, me një trup gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe tre gjyqtarë vendorë, të kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it, ka modifikuar vendimin e shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Mitrovicë kundër Shani Kocës.

Gjykata Supreme i ka pranuar ankesat e prokurorisë dhe të palës së dëmtuar dhe e ka pranuar pjesërisht ankesën e mbrojtjes, duke modifikuar kështu vendimin e shkallës së parë lidhur me kualifikimin juridik të veprës penale dhe të dënimit.

Trupi gjykues i ka shqiptuar Kocës një dënim të përgjithshëm prej shtatë viteve burgim për veprën penale të tentim vrasjes dhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve.

Në shkallën e parë, Shani Koca është shpallë fajtor për veprën penale të shkaktimit të lëndimit të rëndë trupor dhe të mbajtjes në posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Ai është akuzuar se ka shtënë së paku pesë herë në Bekim Osmanin, zyrtar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, në shtator 2010 në fshatin Polac të Komunës së Skenderajt, duke i shkaktuar lëndime të rënda viktimës.

Ankesat janë paraqitur nga Prokurori i EULEX-it në Qarkun e Mitrovicës. Prokuroria e Shtetit të Kosovës është përfaqësuar në gjykatë nga një prokuror i EULEX-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)