18 Prill 2024

Gjykata Supreme lëshon urdhërarrest për Leme Xhemen

Prishtinë, 9 gusht - Policia e Kosovës është vënë në kërkim të ish-drejtoreshës së Postë-Telekomit të Kosovës, Leme Xhema.

Gjykata Supreme ka lëshuar një urdhërarrest, ku kërkon nga policia arrestimin e saj.

Mësohet se ajo është thirrur në gjykatë disa herë, por ka refuzuar të paraqitet në vendin ku ndahet drejtësia, dhe në mungesë të saj, Gjykata Supreme e ka dënuar më tri vjet heqje lirie, për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.

Sipas policisë, fletarresti për Leme Xhemën atyre u ka shkuar më 5 gusht, ndërsa policia ka marrë masat dhe në momentin kur të gjendet do të arrestohet.

Ndërkohë, avokati i saj, Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë informatë se klientja e tij është dënuar dhe se për të është lëshuar fletarrest. Ai tha se lënda ka qenë në Gjykatën Supreme, dhe se për një hap të tillë Gjykata është dashur ta njoftojë atë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)