05 Maj 2024

Gjykata Supreme e vërteton paraburgimin për Limajn

Prishtinë, 28 nëntor - Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme, e vërtetoi vendimin për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj katër personave të akuzuar në të ashtuquajturin rasti i krimeve të luftës Kleçka.

Mes tjerash, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Fatmir Limaj, akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile dhe të burgosurve të luftës.

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit i kanë kryer krimet për të cilat akuzohen në bazë të aktakuzës së konfirmuar. Po ashtu, trupi gjykues ka vlerësuar se ekziston një rrezik i madh dhe specifik për mundësinë e frikësimit dhe ndikimit në dëshmitarët bashkëpunues të identifikuar.

Ky vendim i Gjykatës Supreme u mor pasi që avokati mbrojtës ushtroi ankesë ndaj vendimit të kryetarit të trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve.

Rasti po ndiqet penalisht nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)