05 Maj 2024

Gjykata e Hagës sot merr vendimin për Haradinajn, Brahimajn e Balajn

Hagë, 29 nëntor - Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, sot shpall vendimin përfundimtar në rastin kundër ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Kjo çështje ka të bëjë me krimet që pretendohet të jenë kryer në zonën e Dukagjinit, në Kosovën perëndimore, midis 1 marsit dhe 30 shtatorit 1998.

Gjatë kësaj periudhe, Haradinaj ishte komandant i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit, Balaj komandant i njësisë së UÇK-së, Shqiponjat e Zeza, kurse Brahimaj pjesëtar i UÇK-së në shtabin e UÇK-së në Jabllanicë të komunës së Gjakovës.

Në prill 1998, Dhoma Gjyqësore shpalli Haradinajn dhe Balajn të pafajshëm lidhur me të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe dënoi Brahimajn me gjashtë vjet burgim për trajtim mizor dhe torturim të dy personave në shtabin e UÇK-së në Jabllanicë. 

Më 21 korrik 2011, Dhoma e Apelit shfuqizoi pjesërisht vendimin e pafajësisë dhe urdhëroi rigjykimin e tre të akuzuarve për gjashtë pika të aktakuzës, për trajtim mizor, torturim dhe vrasje të të burgosurve në burgun e UÇK-së në Jabllanicë.

Dhoma e Apelit konkludoi se Dhoma Gjyqësore nuk kishte marrë masat të mjaftueshme kundër frikësimit të dëshmitarëve që përshkoi procesin gjyqësor, dhe në veçanti nuk ndihmoi Prokurorinë në kërkesat e saj për të siguruar dëshminë e dy dëshmitarëve.

Duke marrë parasysh rëndësinë e mundshme të këtyre dëshmitarëve për çështjen e Prokurorisë, Dhoma e Apelit konkludoi se gabimi i Dhomës Gjyqësore minoi ndershmërinë e procesit dhe rezultoi në dështimin e drejtësisë.

Aktakuza e parë kundër Haradinajt dhe dy të akuzuarve të tjerë doli më 4 mars 2005. Tre të akuzuarit u dorëzuan më 9 mars 2005. Gjykimi filloi më 5 mars 2007. Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave të saj në nëntor 2007.

Tre ekipet e mbrojtjes vendosën të mos paraqisnin prova. Dhoma Gjyqësore shpalli aktgjykimin më 3 prill 2008. Aktgjykimi i Apelit u shpall më 21 korrik 2010.  

 Partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do të transmetojë drejtpërdrejt shpalljen e vendimit të sotëm, përmes ekraneve gjigante të vendosura në Prishtinë, Gjakovë, Deçan, Pejë etj.

Nderkaq Këshilli Organizues për pritjen e Kryetarit të AAK-së dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, njofton të gjithë përaqësuesit e medias dhe opinionin publik se, në kuadër të organizimeve të pritjes, të enjten, më 29 Nëntor, do të bëhet përcjellja publike, e drejtpërdrejtë e senacës së marrjes së vendimit nga Tribunali i Hagës.

Përcjellja do të bëhet të enjten, përmes transmetimit nga një ekran gjigand, prej orës 09:00, që do të vendoset në Sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Njëkohësisht, organizime të transmetimeve direkte të seancës do të ketë edh enë qendra të tjera, të vendit.

Në Gjakovë, organizuar nga veteranët e luftës të UÇK-së, të enjten, prej orës 09:00, në qendër të qytetit do të organizohet gjithashtu transmetimi publc i seancës vendimmarrëse në Tribunalin e Hagës.

Transmetime direkte, publike, në të njëjtën kohë do të ketë edhe në qendra të tjera të vendit, si në vendlindjen e z. Haradinaj, në Deçan, në Pejë etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)