Gjykata e Apelit nisë transferimin për në Pallatin e Drejtësisë
 
		 
		
Prishtinë, 22 janar - Gjykata e Apelit e Kosovës, njofton personelin dhe opinion publik se nga sot ka filluar bartje e lëndëve dhe orendive për në Pallatin e Drejtësisë në periferi të Prishtinës. 
Faza e parë e transferimit  pritet të përmbyllet të hënën me 26.01.2015, ku të gjithë gjyqtarët e çështjeve civile, administrative dhe ekonomike së bashku me stafin mbështetës, punën e tyre do ta nisin atje. 
Ndërsa bartja e plotë e orendive dhe lëndëve parashihet  të përfundoj me 1 shkurt 2015.  
Nga 2 shkurti, Gjykata e Apelit të gjitha shërbimet e veta do ti kryej në Pallatin e Drejtësisë, objekti B. 
Kjo nënkupton se të gjitha seancat gjyqësore të caktuara pas kësaj date do të mbahen në këtu.     















