28 Mars 2024

Gjilan, inaugurohet objektit i QKRC-së dhe QRA-së

Prishtinë, 13 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, sot në Gjilan bëri inaugurimin e objektit të Qendrës  Komunale për Regjistrim Civil (QKRC) dhe Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve (QRA).

Pas prerjes së shiritit inaugurues, ministri Rexhepi premtoi se pas një jave këto dy qendra do të hapin dyert për qytetarët.

“Objekti i QKRC dhe QRA është shumë funksional që do t’i plotësojë të gjitha kushtet e domosdoshme, si për punëtorët ashtu edhe për aplikantët që vijnë këtu. Presim që ky objekt do të hyjë në funksion shumë shpejt”, tha ministri Rexhepi.

Brenda këtij afati një javor, QKRC dhe QRA në Gjilan do të kompletohen tërësisht me të gjitha pajisjet e duhura, ku pritet të jetë një qendër funksionale dhe moderne.

Projekti për ndërtimin e këtyre dy qendrave është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ka kushtuar rreth 340 mijë euro.

Gjatë vizitës në Gjilan, ministri Rexhepi i shoqëruar nga u.d i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Behar Selimi dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga MPB dhe PK-ja, vizituan Stacionin Policor të Gjilanit.

Në takim me krerët policorë u bisedua për gjendjen e sigurisë në rajonin e Gjilanit, e cila u vlerësua të jetë e qetë.

“Ne jemi të kënaqur dhe krenarë me punën tuaj. Ne si Ministri, do të angazhohemi për krijimin e kushteve më të mira të punës në mënyrë që të jeni sa më efikas në ruajtjen e rendit dhe qetësisë”, tha ndër të tjera ministri Rexhepi në këtë takim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)