28 Prill 2024

Gjermanët do ta furnizojnë MPB-në me pasaport

Prishtinë, 5 prill - Gjykata e tenderëve i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e ka bërë të plotfuqishëm vendimin e saj që të nënshkruajë kontratë me kompaninë “Giesecke&Devrient GmbH” për furnizim me pasaporta elektronike.

Në rast se MPB-ja e zbaton vendimin e OSHP-së, atëherë kontrata me kompaninë gjermane do të ketë një vlerë prej 6 milionë e 631 mijë e 896 eurosh, raporton Koha.

Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e kompanisë sllovene ”Cetis” për shkelje ligjore në procesin e tenderimit. Seanca dëgjimore është mbajtur të enjten, paneli shqyrtues i kryesuar nga Hysni Hoxha dhe dy anëtarët, përkatësisht Tefik Sylejmani dhe Osman Kryeziu, ka vendosur që të hedhën poshtë të gjitha pretendimet e kompanisë ankuese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)