09 Maj 2024

Gjenerali Halbauer të premten merr komandën e KFOR-it

Prishtinë, 5 shtator - Komandanti i ri i misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë do të jetë gjeneralmajori Volker Halbauer, për të katërtën herë radhazi një gjeneral i Bundesverit, i cili zëvendëson gjeneralmajorin Erhard Drews.

KFOR-i njoftoi sot se ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës do mbahet të premten në 7 shtator në Kampin Film City në Prishtinë.

Gjeneralmajori Erhard Drews para një viti mori komandën nga gjeneralmajori Erhard Bühler.

Media ka kujtuar se që prej vendosjes së trupës ndërkombëtare në Kosovë në 1999, Halbauer është komandanti i gjashtë gjerman i KFOR-it.

Në fillim komanda e lartë kalonte me rotacion në të gjitha vendet pjesëmarrëse. Ushtria gjermane ka kontingjentin e dytë më të madh pas Italisë në trupën e KFOR-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)