30 Prill 2024

Gjenerali Bashkim Jashari ka pritë gjeneralin Amerikan Vangjel

Prishtinë, 12 dhjetor - Gjeneralbrigade Bashkim Jashari, Inspektor Gjeneral i FSK-së, ka prit në një takim pune, Inspektorin Gjeneral të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerallejtënant  Peter M. Vangjel, me bashkëpunëtorë.  

Gjeneral Jashari, me këtë rast e ka njoftuar homologun e tij, amerikan, për të arriturat e FSK-së, në përgjithësi dhe në veçanti për të arriturat e inspektoratit të FSK-së.

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy inspektorateve të FSK-së dhe Ushtrisë së SHBA-ve,  të dalë nga memorandumi i bashkëpunimit, pastaj u bisedua për rolin, misionin, përballjen e inspektoratit me sfidat e reja, përshtatja e kapaciteteve dhe funksionet  karshi  trendëve të reja, kudo, në botë.  

Inspektori i Ushtrisë Amerikane, gjenerallejtënant Peter Vangjel ka falënderuar gjeneralin Jashari për pritjen, për bashkëpunimin si dhe ka premtuar për trajnimin e personelit  dhe të inspektoratit të FSK-së, në Shkollën  e Inspektorëve të Ushtrisë së SHBA-ve.

Gjeneralbrigade Bashkim Jashari ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralin Peter Vangjel, për ndihmën e Ushtrisë Amerikane për FSK-në. Inspektori Gjeneral I Ushtrisë së SHBA-ve, gjeneral Lejtnant Peter M. Vangjel, së bashku me një delegacion të lartë të Ushtrisë Amerikane,  po qëndron në Kosovë, në kuadër të një vizite pune.

Në përbërje të delegacionit të Agjencisë së Inspektoratit të SHBA-ve,  janë zyrtarët më të lartë, përfshi  edhe Kryeinspektorin e kësaj agjencie, për Ushtrinë e SHBA-ve, në Kampin “Bonstill”.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e dyanshëm, në të gjitha nivelet. U bisedua edhe për organizimin e një vizite të një delegacioni të FSK-së,  nga Gjeneralbrigade Bashkim Jashari, në SHBA, përkatësisht në Agjencinë e Inspektoratit të Ushtrisë Amerikane, me qëllim shkëmbimi  të përvojave të dyanshme.