05 Maj 2024

Gjendja në pikat kufitare 1 dhe 31, në përgjithësi e qetë

Prishtinë, 28 korrik  - Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se se sipas informacioneve më të fundit nga terreni, gjendja në pikat kufitare 1 dhe 31 në veriun e vendit, është në përgjithësi e qetë, por me tensione të herëpashershme.

Forcat e KFOR-it janë duke e mbajtur gjendjen nën kontroll të plotë dhe ka mobilizim të plotë të efektivave të tyre, të cilat aktualisht po i mbajnë në kontroll të plotë pikat 1 dhe 31.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët e vendit që të kenë besim në institucionet e Republikës së Kosovës dhe në partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të ruajnë qetësinë.

Qeveria garanton dhe siguron të gjithë qytetarët se në asnjë rrethanë nuk do të zbrapsemi, nuk do të ketë kthim prapa, për Kosovën do të ketë vetëm ecje përpara.

Ky është momenti i së vërtetës për Kosovën, momenti për vënien e ligjit dhe rregullit pas 12 vitesh, ky është momenti i unitetit politik dhe qytetar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)