18 Prill 2024

Gjendja e sigurisë në Mitrovicë vlerësohet e qetë

Mitrovicë, 6 dhjetor - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin e rregullt të Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës, se situata gjatë dy javëve të fundit ka qenë e qetë.

Ata thanë se nuk është shënuar ndonjë incident serioz.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se situata ka qenë kryesisht e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident serioz që do të reflektohej në gjendjen e përgjithshme.

Ai ka potencuar punën e mirë të strukturave të sigurisë që kanë rritur masat e sigurisë në veri dhe që po reflektohet pozitivisht në zvogëlimin e incidenteve.

Ai ka folur edhe për ecurinë e fushatës zgjedhore. Tha se në Mitrovicë fushata zgjedhore ka filluar mirë dhe pa probleme.

“Deri me tani nuk është shënuar asnjë incident serioz nëpër takimet elektorale që po zhvillojnë subjektet politike në këtë komunë”.

Për fushatë të qetë kanë folur edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës      
që ishin të pranishëm në takim.

Avni Zaiti nga Drejtoria Rajonale e Policisë, tha se nuk ka ndonjë incident serioz që është regjistruar gjatë këtyre ditëve sa është duke u zhvilluar fushata zgjedhore.

Ai theksoi se policia ka përgatitur në detaje edhe planin operativ për ditën e zgjedhjeve, më 12 dhjetor.

Edhe përfaqësuesit e KFOR-it kanë vlerësuar pozitivisht ecurinë e fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet me kohë të planeve të nevojshme nga autoritet e sigurisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)