06 Maj 2024

Gjendet i vdekur dëshmitari X i rastit Limaj

Prishtinë, 28 shtator - Agim Zogaj i njohur si dëshmitari X në rastin Fatmir Limaj, mbrëmë është gjetur i vdekur  në një park në Gjermani.

 

Lajmin e ka konfrimuar edhe EULEX-i. EULEX-i ka konfirmuar se Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari X në rastin Kleçka, është gjetur i vdekur në një park në Gjermani.

"Autoritetet gjermane po kryejnë hetimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tij", ka bërë të ditur ky mision për Radion Evropa e Lirë, nëpërmjet postës elektronike.

Në rastin “Kleçka” është i përfshirë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, të cilit gjykata e qarkut në Prishtinë, më 22 shtator, ia ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Dëshmitari X ishte dëshmitari kryesor në rastin Kleçka, ku akuzohen 9 veta, e kryesori prej tyre është ish komandanti i UÇK-së dhe aktualisht deputeti në Kuvend të Kosovës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit po mbahet në arrest shtëpiak për këtë rast, ndërsa të akuzuarit tjerë janë në paraburgim.

Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve të rasti Kleçka është paralajmëruar të fillojë nga fund i muajit tetor



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)