18 Maj 2024

Gjenden eshtra dhe rroba të viktimave në Rashkë të Serbisë

Rashkë, 13 dhjetor - Sot rreth orës 12:20 ekipet e ekspertëve nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore dhe i atyre të EULEX-it, pas gërmimeve të bëra në lokacion ku dyshohet që mund të ketë trupa të viktimave të vrarë,  në Rashkë të Serbisë, kanë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë.

Udhëheqësi i eksperteve të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se pas punës së vazhdueshme të gërmimit, sot rreth orës 12:20, në afërsi të një objekti kemi gjetur eshtra dhe rroba të viktimave të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë.

Sipas Gerxhaliut, gërmimet do të vazhdojnë ende në këtë lokacion, ndërkohë pritet që të rrëzohet edhe një objekt nën themelet e të cilit dyshohet që ka ende mbetje të trupa të viktimave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)