05 Maj 2024

Gjatë një operacioni policor sekuestrohen tetë vetura

Prishtinë, 16 mars - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të enjten, njësiti i Auto Krimeve i cili bashkëvepron në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Auto Krimet rajonale dhe Doganën e Kosovës, ka ndërmarr një operacion për kontrollimin e auto salloneve.

Operacioni policor sipas njoftimit të policisë është realizuar në auto sallonet që merren me shitjen e veturave të përdorura dhe ka rezultuar me sekuestrimin e tetë veturave.

Prej tyre shtatë nga veturat e sekuestruara dyshohet për ikje nga pagesa doganore dhe njëra prej tyre dyshohet  si e falsifikuar, për të cilën është hapur rasti policor për hetime të mëtutjeshme.

Policia ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar  rreth treqind vetura të llojeve të ndryshme për të cilat po vazhdon procedura e verifikimit, deri me tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Në këtë operacion policor kanë asistuar edhe njësite tjera patrolluse policore  dhe njësitet speciale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)