04 Maj 2024

Gjatë një operacioni policor sekuestrohen 33 vetura

Prishtinë 21 mars - Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i Auto Krimeve i cili bashkëvepron në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Auto Krimet rajonale dhe Doganën e Kosovës, ka ndërmarr një operacion për kontrollimin e automjeteve.

Gjatë operacionit policor janë kontrolluar automjetet të cilat kanë qenë të eksponuara në shitje në tregun e automjeteve në Malishevë, operacion ky i cili ka rezultuar me sekuestrimin e tridhjetë e tri veturave.

"Prej tyre njëzet e shtatë nga veturat e sekuestruara dyshohet për ikje nga obligimet doganore dhe gjashtë prej tyre dyshohen  si te falsifikuara, për të cilat është hapur rasti policor për hetime të mëtutjeshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë këtij operacioni policor janë kontrolluar  rreth dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë vetura të llojeve të ndryshme, deri tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Në këtë operacion policor kanë asistuar edhe njësite tjera patrolluese policore  dhe njësitet speciale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)