06 Maj 2024

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 88 aktakuza kundër 94 personave

Prishtinë, 1 mars - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë e tetë (88) aktakuza kundër nëntëdhjetë e katër (94) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e katër (24) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzet (40) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ngritur njëzet e dy (22) aktakuza kundër njëzet e dy (22) personave per vepra penale te ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona në gjashtë raste të ndara dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)