06 Maj 2024

Gjashtë vjet burg për kidnapim

Prishtinë, 9 nëntor - Një trup gjykues në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, dënoi Arben Sfishtën me gjashtë vjet burgim për veprën penale të kidnapimit në bashkëkryerje.

Trupi gjykues shpalli Sfishtën fajtor për kidnapimin e Denis Shalës në dhjetor 2005. I pandehuri liroi Shalën pasi që i ati i viktimës, Gani Shala, pagoi një shpërblesë prej dyqind e tridhjetë mijë eurosh në një rrugë të pashtruar afër fshatit Bradash.

Arben Sfishta ishte bashkë i pandehur me persona të tjerë gjatë gjykimit të mbajtur më 2009; megjithatë gjatë gjykimit ai ju iku autoriteteve.

Atë e zuri dhe e arrestoi policia në prill 2012 dhe pastaj u soll para gjyqtarit i cili i shqiptoi atij paraburgimin.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i PSRK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)