05 Maj 2024

Gëzim Kelmendi kërkon Njësi Speciale për rajonin e Pejës

Prishtinë, 27 mars - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, në seancën e sotme parlamentare ka dënuar ashpër vrasjet e fundit që kanë ndodhur në qytetin e Pejës, duke kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, që pa humbur kohë të krijojë Njësinë Speciale të policisë për rajonin e Pejës.

Kelmendi ka potencuar se kjo do të ishte mënyra e vetme për të ndaluar këto akte kriminale dhe në të njëjtën kohë do të zbuloheshin të gjitha vrasjet që kanë ndodhur pas luftës.

“Kërkoj nga Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi që ta shfrytëzojë potencialin e tij në kuadër të ministrisë së Brendshme që në atë rajon të themelohet një Njësi Speciale për rajonin e Pejës e cila do të kontribuojë në zbulimin e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur deri më tani dhe njëherë e përgjithmonë qytetarët e Pejës në veçanti dhe të Kosovës në përgjithësi të jenë të qetë dhe të mos ballafaqohen me vrasje të tilla të përditshme”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar që është shumë herët të flitet për largimin e EULEX-it, pasi që nga institucionet vendore po mungon vullneti për të luftuar krimin e organizuar në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)