04 Maj 2024

Gazmend Hoxha, u.d i ndihmës drejtorit të policisë për Hetime

Prishtinë, 21 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, emëroi Gazmend Hoxhën, Ushtrues Detyre të ndihmësdrejtorit të Policisë së Kosovës për Hetime.

Ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenet 4,21, 22 të ligjit nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës si dhe duke u bazuar në nenin 8 (paragrafi 1.4) dhe shtojcën 3 të Rregullores nr. 02/2011, për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive dhe në harmoni me ligjin për Policinë e Kosovës nr. 03/L-035. Ky vendim përcakton:

1.    Gazmend Hoxha caktohet në pozitën Ushtrues Detyre të ndihmësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për Hetime, nga pozita e Ushtruesit të Detyrës, të kryesuesit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar.
 
2.   Ky vendim vlen deri në nxjerrjen e një vendimi tjetër.

3.   Vendimi hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)