19 Maj 2024

Garda e Iowa-s, mbështet FSK-në

Prishtinë, 13 shkurt - Ministri dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës(FSK),  Agim Çeku dhe gjenerallejtënant Kadri Kastrati,  pritën sot, në takime të ndara, komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajorin Timothy Orr, me bashkëpunëtorë.

Ministri Çeku dhe gjenerali Kastrati e kanë falënderuar komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralin Orr, për ndihmat e vazhdueshme profesionale që po japin për FSK-në. Ata, gjithashtu e kanë njoftuar delegacionin e Amerikës për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe për Rishikimin Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

Me këtë rast, ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku në shenjë mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e dhënë për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajorin Timothy Orr e dekoroi me MEDALJE.

“Për shërbim meritor, për kontribut të jashtëzakonshëm, partneritet dhe mbështetje të vazhdueshme në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një Institucion profesional, kompetent dhe të aftë” .

Ndërsa, komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjenerali Orr, falënderoi ministrin Çeku dhe komandantin e FSK-së, gjeneral Kastratin, për dekoratën, dhe për bashkëpunimin e deritashëm si dhe premtoi në thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm edhe në të ardhmen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)