05 Maj 2024

Gani Geci: Me kanun do ta ndjekim Azem Sylën

Prishtinë, 13 maj - Familjet Geci, Imeri, Dajaku, Behrami dhe Kastrati nga Drenica nëpërmjet një komunikate kanë kërkuar nga Azem Syla që t’u dorëzohet organeve të drejtësisë, pak orë pasi që pranoi se kishte dhënë urdhër që të vritej Gani Geci.

“Ne kërkojmë nga EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare që të zbardhen vrasjet e djemve tanë sepse ne familjaret do të kërkojmë pa ndërprerë dorasit e vrasjeve të djemve tonë.Neve familjeve, pos që na janë vrarë djemtë tanë, janë bërë përpjekje nga idinvidë e struktura kriminale që të na etiketojnë si “tradhtarë” e “kriminelë”.

Por punën që nuk e kanë bërë hetuesia, gjyqësia e policia jemi detyruar të bëjmë vetë. Hetimet e tona të vazhdueshme se kush mund të jenë vrasësit e djemve tonë, na kanë quar te Azem Syla me shokët e tij. Dyshimet tona po përputhen me vetë deklarimet e këtij të fundit se ka dhënë urdhër për vrasjen e Gani Gecit.”, thuhet në një njoftim drejtuar medias.

Aty i kërkohet Sylës që të dorëzohet, dhe EULEX-it që të marrë masa, se përndryshe do të veprojnë sipas Kanunit të Lekë Duakgjinit, për të marrë hak.

“A e di ti o Azem Syliqi se ne jemi shqiptarë. Ne do te flasim me Ty edhe ndryshe! Ty o Azem Syliqi do ta varim Kanunin në qafë dhe të gjitha ato veprime tua që i ke bërë ti me argatët tu që prej mbrëmë i ke varur në “baskinë” tënde! Ndoshta ti Azem Syliqi mundesh me ikë prej drejtësisë por Kanuni ka me të ndjek ty, djemtë e ty, nipat e tu e stërnipat e tu! Azem po ta bëjmë me dije se a ke dëgjuar ndonjë herë se te shqiptarët nuk ka mbetur hak pa u kthyer! Na ke sjellë shumë dhimbje, shumë lot, shumë mërzi o Azem Syliqi! Na i ke lënë nënat me duar ne gji,dy nuse të reja na i ke kthye në gjini, Besimi ka pasur vetëm edhe një javë para martesës, Bekimit i kanë mbetur jetime dy vajzat në përkujdesje të nënës së Bekimit.Ne gjithmonë e kemi ditë se kush je ti.”, thuhet më tej, me paralajmërimin se nëse nuk ndërmerren masa ata do të detyrohen të kthehen 600 vjet më pas. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)