29 Mars 2024

FSK synon vitin 2012 për plotësimin e objektivave

Prishtinë, 7 tetor - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, takoi sot komandantin e  Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi.

Në këtë takim, Krasniqi e falënderoi gjeneral lejtënant  Selimin për punën e mirë që ka bërë ai dhe FSK-ja për plotësimin e standardeve të kërkuara në procesin e ngritjes dhe të zhvillimit të FSK-së.

Krasniqi tha se krahas synimit të Kosovës për anëtarësim në strukturat e BE-së, përafrimi dhe anëtarësimi në NATO mbetet synim tjetër madhor i vendit.

Ndërkaq, Gjeneral lejtënant Sylejman Selimi,  e informoi Krasniqin për proceset nëpër të cilat po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës, e në veçanti për procesin e trajnimeve të cilat janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me vendet anëtare të NATO-s.

Sipas gjeneral lejtënant Sylejman Selimit, synohet që viti 2012, të jetë vit i përmbushjeve  të të gjitha objektivave profesionale që ka FSK-ja.

Poashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për infrastrukturën ligjore që ka të bëjë me FSK-në.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)