15 Maj 2024

FSK sot nis ushtrimin “Shqiponja 2”

Prishtinë, 10 tetor - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se sot do të organizojë operacionet e ushtrimit fushor “Shqiponja 2”, në Istog, ku aktivitet do t’i vizitojnë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës.

Qëllimi i FSK-së është që nëpërmjet stërvitjes “Shqiponja 2” të testohen aftësitë komanduese, reaguese dhe koordinuese të njësive, shtabeve dhe pjesëtarëve në terren.

Konvojet e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marshojnë nga vendbanimet e tyre Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, dhe Pomozotini për në rajonet e grumbullimit dhe aktiviteti do të jetë i përqendruar në komunat; Pejë, Istog, Prizren dhe Klinë. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës njoftojnë opinionin e gjerë dhe të gjithë qytetarët se lëvizjet e konvojeve të FSK-së do të bëhën për qëllim stërvitjen.

Pra dislokimi i njësive dhe lëvizja e konvojeve në rrugët magjistrale dhe lokale do të vërehen gjatë 10 ditëve të para të tetorit dhe atë gjatë 24 orëve dhe do të bëhen vetëm për qëllime stërvitjeje.

Operacioni do të fillojë në ora 11:00, në kazermen “Ushtarët e NATO-s” në Istog, ku përveç presidentes Jahjaga, pritet të marrin pjesë edhe kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaqi, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, komandanti i KFOR-it, gjeneral Salvatore Farina, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, përfaqësues të ambasadave, dhe atashe të akredituar në Kosovë, komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe kryetarët e Komunave Pejë, Istog dhe Prizren. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)