FSK nuk ka plan për veriun

Prishtinë, 8 prill - Mundësia që Forca e Sigurisë të Kosovës (FSK) të ndërhyjë në rast nevoje në veri të vendit është vetëm propagandë e Serbisë.
Zëvendësministri i Ministrisë së FSK-së, Bejtush Gashi ka thënë në një intervistë për Tribunën se për integritetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës përkujdeset NATO, përkatësisht misioni i saj në Kosovë, KFOR-i.
Pavarësisht raportimeve për mundësinë e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë në veri, Gashi ka thënë se FSK nuk ka hartuar ndonjë plan operacional.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë vendosur që në partneritet me SHBA-të dhe BE-në gjendjen në veri ta ndryshojnë përmes dialogut.