14 Maj 2024

FSK nuk ka pilotë e helikopterë

Prishtinë, 17 shtator - Forca e Sigurisë së Kosovës është pa pilot, pa helikopter dhe pa avion ushtarak.

Ndonëse FSK-ja shihet nga kosovarët si ushtria e ardhshme e vendit, ajo ende ka statusin e një force që mund të ndërhyjë në raste fatkeqësish.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së, bën me dije se kjo forcë është duke shkolluar gjashtë kadetë me shpresën e vazhdimit të shkollimit për pilotë dhe inxhinier aviacioni, shkruan Tribuna.

“Aktualisht në shkollim në Turqi janë 6 kadetë pjesëtarë të FSK-së. Pas përfundimit të dy viteve në Akademi Ushtarake ata do të vazhdojnë shkollimin për pilotë dhe inxhinierë të aviacionit”, thonë nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e FSK-së.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)