03 Maj 2024

FSK nis operacion për deminimin e zonës së parkut Gërmia

Prishtinë, 24 prill - Departamenti për Marrëdhënie me Publikun i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), ka berë të ditur se Kompania e Deminimit të FSK-së, ka filluar punën për deminimin e zonës së minuar në parkun “Gërmia” në Prishtinë, që nga data 11 prill 2013 dhe do të vazhdoj këtij aktivitet deri në qershor të këtij viti.

Përgjatë tërë perimetrit të zonës së minuar janë të vendosur shiritat e verdhë të cilët sinjalizojnë për zonën e rrezikshme, prandaj ju njoftojmë se kjo zonë është rreptësisht e ndaluar për frekuentim nga ana e qytetarëve. Me këtë rast ftojmë të gjithë qytetarët që të qëndrojnë larg zonës së shënjuar, sepse është e rrezikshme për jetën e njerëzve.

Deminierët e FSK-së, janë të angazhuar çdo ditë, dhe me punën e tyre janë duke bërë pastrimin e terenit nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera. Opinioni i gjerë do të njoftohet me kohë  me përfundimin e operacionit në parkun e Prishtinës “Gërmia”.

Për shkak të aktivitetit të deminimit në zonën e operacionit në parkun e Gërmisë, njoftojmë opinionin e gjerë për kujdes dhe respektim të shiritit të verdhë “MINE” dhe ZONË e NDALUAR!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)