15 Maj 2024

FSK në alarm, mban ushtrimin fushor ,,Shqiponja 2”

Prishtinë, 3 tetor - Gjeneral major Rrahman Rama, zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përkatësisht komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), që nga orët e hershme të mëngjesit të datës 3 tetor, me urdhër të veçantë, alarmoi të gjitha njësitë e KFT-së, për gjendje gatishmërie me rastin e zhvillimit të Ushtrimit fushorë “Shqiponja 2”.

Qëllimi i FSK-së është që nëpërmjet ushtrimit “Shqiponja 2” të testohen aftësitë komanduese,  reaguese dhe koordinuese të njësive, shtabeve dhe pjesëtarëve në operacione të planifikuara dhe me skenar adekuat për matjen e efikasitetit të reagimit në terren.

Sipas misionit të tyre, në ushtrim do të jenë të përshirë; Komanda e Forcave Tokësore,  Brigada për Reagim të Shpejtë me të tri batalionet e Reagimit të Shpejtë, Brigada për Mbështetje Operacionale me Regjimentin për Mbrojtje Civile, Batalionin e Xhenios dhe atë të Logjistikës,  Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes si edhe njësitë vartëse të KFT-së; Njësia Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, Policia e Forcës, Kompania e Komunikimit dhe Kompania e Mjekësisë.

Konvojet e  Forcës së Sigurisë së Kosovës  do të marshojnë nga vendbazimet e tyre Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica,  dhe Pomozotini  për në rajonet e grumbullimit  dhe aktiviteti  do të jetë i përqendruar  në komunat; Pejë, Istog, Prizren dhe Klinë.

Për këtë qëllim FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet  dhe marrëveshjet paraprake  me komunat dhe të gjitha institucionet që do të jenë pjesë e këtij  ushtrimi, me qëllim që mbarvjatja e ushtrimit të zhvillohet sipas planifikimeve.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës njoftojnë opinionin e gjerë dhe të gjithë qytetarët se lëvizjet e konvojeve të FSK-së do të bëhën për qëllim ushtrimi.

Pra dislokimi i njësive dhe lëvizja e  konvojeve në  rrugët magjistrale dhe lokale do të vërehen që nga 3 tetori dhe gjatë 10 ditëve në vazhdim dhe atë gjatë 24 orëve dhe do të bëhen vetem për qëllime ushtrimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)