30 Prill 2024

FSK ndihmon në zhvendosjen rrufepritësve radioaktivë

Prishtinë, 12 dhjetor - Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore (AKMRRSB) me ndihmën e njësitit të specializuar operacional të FSK-së, ka kryer me sukses zhvendosjen e dy rrufepritësve radioaktivë nga fabrika e ujit në Shipol të Mitrovicës, në një vend të sigurt. 


AKMRRSB nëpër mjet një komunikate nëpër media ka njoftuar se ky operacion kishte për qëllim largimin e dy rrufepritësve radioaktivë, të instaluar në hapësirat e ujësjellësit Regjional të Mitrovicës, që në vitet e 70-ta me qëllim të mbrojtjes nga shkarkimet elektrike në atmosferë.

“Me fillimin e projektit për ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e ujit në fabrikën e ujit në Shipol të Mitrovicës, u paraqit nevoja e demontimit dhe tërhjekjes së këtyre dy rrufepritësve nga këto hapësira”, ka njoftuar AKMRRSB. 


Ky ishte operacioni i parë i AKMRrSB me ndihmën e njësitit operacional të FSK-së, në shkallë të gjerë, i nisur dhe i përfunduar nga institucionet vendore në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.


“AKMRrSB, falënderon FSK-në dhe anëtarët e njësitit që ishin të përfshirë në këtë aksion, për gatishmërinë dhe punën profesionale në funksion të mbështetjes së AKMRrSB në, në operacione me interes nacional”, përfundon komunikata e AKMRRSB-së.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)