29 Prill 2024

FSK mban Ushtrimin Fushor "Shqiponja 2"

Prishtinë, 30 shtator - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në fillim të muajit tetor, do të mbaj Ushtrimin Fushor të koduar "Shqiponja 2", i cili do të  realizohet në disa rajone të Kosovës. 

Për këtë qëllim FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet  dhe marrëveshjet paraprake  me komunat dhe të gjitha institucionet që do të jenë pjesë e këtij  ushtrimi, me qëllim që mbarvjatja e ushtrimit të zhvillohet sipas planifikimeve.

Qëllimi i FSK-së është që nëpërmjet ushtrimit “Shqiponja 2” të testohen aftësitë komanduese,  reaguese dhe koordinuese të Njësive, Shtabeve dhe pjesëtarëve në terren.

Konvojet e  Forcës së Sigurisë së Kosovës  do të marshojnë nga vendbazimet e tyre Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica,  dhe Pomozotini  për në rajonet e grumbullimit  dhe aktiviteti  do të jetë i përqendruar  në komunat; Pejë, Istog, Prizren dhe Klinë.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës njoftojnë opinionin e gjerë dhe të gjithë qytetarët se lëvizjet e konvojeve të FSK-së do të bëhën për qëllim ushtrimi.

Pra dislokimi i njësive dhe lëvizja e  konvojeve në  rrugët magjistrale dhe lokale do të vërehen gjatë 10 ditëve të para të tetorit dhe atë gjatë 24 orëve dhe do të bëhen vetem për qëllime ushtrimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)