04 Maj 2024

FSK-ja nuk ka marrë pjesë në memorizimin e Kuranit

Prishtinë, 13 mars - Për rastin e pjesëmarrjes së dy pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK), në një garë të memorizimit të Kuranit, në Arabinë Saudite, Departamenti për Marrëdhënie me Media, në Ministrinë e FSK-së, përmes një komunikate ka bërë të ditur se FSK-ja nuk ka marrë pjesë në memorizimin e Kuranit,

Ligji për FSK-në, nuk ua ndalon asnjë pjesëtari të FSK-së, që t’i mbajnë ritet fetare, por, gjithashtu edhe gjatë pushimit vjetor, nuk i ndalon, që të mos shkojnë apo qëndrojnë jashtë vendit.

\"Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, me të marrë informatën, se dy pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në një garë për memorizimin e kuranit në Arabinë Saudite, ka kërkuar menjëherë që të njoftohet rreth të gjitha detajeve për vizitën e tyre, në Arabinë Saudite\", thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet se të dy pjesëtarët e FSK-së, në Arabinë Saudite kanë shkuar privatisht, gjatë pushimit të tyre vjetore, mësohet se kanë qenë mysafirë special dhe nuk kanë marrë pjesë në memorizimin e kuranit, por vetëm në cilësinë e mysafirëve. Shpenzimet e udhëtimit të këtyre dy pjesëtarëve nuk i ka paguar FSK-ja.

\"Të gjithë pjesëtarët e FSK-së në kohën e tyre të lirë, janë të lejuar ta praktikojnë fenë e tyre, pra këta nuk kanë shkelur asnjë ligj apo urdhër (pasi që nuk kishte asnjë urdhër i dhënë nga eprorët e tyre, për të marrë pjesë në memorizimin e Kuranit.)\"

Pjesëtarët e FSK-së, gjatë qëndrimit atje, nuk kanë bartur uniforma dhe shenja që identifikojnë se janë pjesëtarë të FSK-së.

Në fund, Ligji për FSK-në, përcakton qartë rregullat dhe të drejtat për pjesëtarët e saj, prandaj të gjithë ata që bien ndeshë me ligjet, merren edhe masat adekuate ndëshkuese.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)