18 Maj 2024

FSK-ja merr pjesë në Kampionatin Regjional të Atletikës në Llozanë të Zvicrës

Prishtinë, 17 janar - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të bashkëpunimit me Komitetin Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake për Evropë (CISME), është ftuar për herë të parë, nga Ushtria Zvicerane, si nikoqir, që të marrë pjesë në Kampionatin Regjional të Atletikës, “Cross Country Sport”, që po mbahet në Llozanë –Zvicër, nga data: 17-19 janar 2014.

Në këtë Kampionat, po marrin pjesë 13 delegacione dhe ekipe ushtarake nga shtetet që bëjnë pjesë në grupin prestigjioz të vendeve që e përbëjnë Grupin Regjional Nordik-Beneluks të CISM-it, si dhe disa ekipe mysafire.

Delegacioni i FSK-së përbëhet nga tetë pjesëtarë, ku në kuadër të ekipit garues janë gjashtë  ushtarë të cilët do të garojnë në dy disiplina: Vrapim në shtigje të shkurta, FSK-në e përfaqësojnë dy ushtarë dhe vrapim në shtigje të gjata, për meshkuj dhe femra, ku FSK-në, po e përfaqësojnë dy ushtarë dhe dy ushtare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)