12 Maj 2024

FSK-ja është në përgatitje për t’i ngritur kapacitetet e aviacionit

Prishtinë, 7 korrik- Brigada e Mbështetjes Operacionale e FSK-së, është kryesorja e cila mbështetë të gjitha operacionet dhe veprimet e forcës tokësore të FSK-së, por në kuadër të saj vepron edhe njësiti i aviacionit. Sipas komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, FSK-ja është në përgatitje për t’i ngritur kapacitetet e aviacionit, gjë që do t’i nevojitej, jo vetëm FSK-së, por shtetit të Kosovës.

Brigada e Mbështetjës Operacionale e FSK-së gjeneron, trajnon, mbështetë dhe komandon njësitë e saj vartëse sipas urdhërave. Ajo ndërkaq formon njësi për të reaguar ndaj çdo krize dhe ofron mbështetje për autoritetet civile në Kosovë, si dhe për operacione të përbashkëta jashtë vendit.

Komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtnant Kadri Kastrati tha se FSK-ja nuk mund ta kryejë asnjë detyrë nëse nuk e ka mbështetjen e kësaj brigade.

“Është brigada kryesore që mbështet të gjitha operacionet e forcës toksore. Asnjë opëracion, asnjë detyrë që FSK-ja kryen nuk mnud të kryhet pa e pasë mbështetjen e kësaj brigade që ka nën komandën e vet edhe Batalionin e logjistikës. Pa logjistikë nuk mund të kryhet asnjë detyrë”, tha Kastrati për Radion Blue Sky.
Poashtu, në kuadër të Brigadës së Mbështetjës Operacionale vepron edhe njësitit i aviacionit.

Kastrati thotë se FSK-ja është në përgatitje për t’i ngritur kapacitetet e aviacionit që do t’i nevojitej, jo vetem FSK-së, por edhe shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ky njësit do të shërbente në të gjitha nevojat, sidomos në fatkeqësitë e shkaktuara natyrore, konkretosht siç ishte edhe rasti i Restelicës.

“Në të gjitha nevojat qofshin ato të shkaktuara nga natyra. Siç patëm vitin e kaluar bllokimin nga debora dhe rastin e Restelicës, ku është dashur të intervenoj shumë shpejt kërkim shpëtimi i forcave tona. Kemi patur edhe dy zbarkime jashtë vendit në Shqipëri, ku u kemi dal në ndihmë autoriteteve shqiptare”, theksoi ai.

Brigada e Mbështetjës Operacionale në mesin e 11 detyrave të saj, me rëndësi te veçantë ka alarmimin, mobilizimi dhe organizimin e forcave, pastaj veprimin përmes rrugëve ajrore dhe tokësore drejt zonës së veprimit. Po ashtu, vepron në rast të fatkeqësive natyrore të përmasave më të mëdha, tërmeteve, zjarreve, si dhe ndërmerr operacione të kërkim shpëtimit, të deminimit dhe operacione të mbrojtjes kimike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)