15 Maj 2024

FSK-ja demonstroi profesionalizëm në Ushtrimin Fushor “Shqiponja 2”

Istog , 10 tetor - Sot në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” të FSK-së, në Istog dhe në terren Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka mbajtur operacionin fushor “Shqiponja 2”.

Presidentja Jahjaga është pritur në kazermën “Ushtarët e NATO-së” në Istog, nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, ku më pas Shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, kolonel Naim Haziri, e njoftoi Presidenten dhe mysafirët e lartë me skenarin dhe objektivat e Ushtrimit fushor “Shqiponja 2”.                                                             

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi përcolli ushtrimin, në disa pika: të MKAB (Mbrojtja Kimike Atomike Biologjike),  kërkim-shpëtimit, deminim dhe mbrojtja e konvojit. Me këtë rast, Presidentja e Kosovës, zonja Jahjaga  i përgëzoi drejtuesit e FSK-së, oficerët dhe ushtarët, për angazhimin e tyre, në realizimin e ushtrimit fushor “Shqiponja 2” për disa ditë me radhë. presidentja Jahjaga, me këtë rast, tha se:

”FSK-ja, dha një dëshmi të qartë për nivelin e profesionalizmit dhe të përgatitjes profesionale, që ka arritur deri tash”.

Ajo po ashtu  ka falënderuar Gardën Kombëtare të Ajovës, të SHBA-s, pjesëtarët e ushtrisë amerikane dhe pjesëtarët e KFOR-it, të cilët kanë ndihmuar dhe po ndihmojnë në mënyrë të vazhdueshme avancimin dhe përgatitjen profesionale të FSK-së”.   

Në emër të Ministrisë për FSK-në, ka përshëndetur zëvendësministri Muhamet Latifi, i cili falënderoi pjesëtarët e FSK-së, të KFOR-it, dhe të Ushtrisë Amerikane, për realizimin me sukses të Ushtrimit fushor “Shqiponja 2”.  

Ndërsa, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, fillimisht ka përshëndetur pjesëtarët e FSK-së, për realizimin e këtij ushtrimi gjithëpërfshirës, KFOR-in, për ndihmën profesionale dhe sidomos ushtrinë amerikane dhe Gardën Kombëtare të Ajovës.

Gjeneral Kastrati, me këtë rast, ka tha: “Stërvitja e pjesëtarëve dhe e njësive të FSK-së, është objektiv dhe prioritet kyç i imi dhe i komandantëve në të gjitha niveleve. Ushtrimi Fushor ,,SHQIPONJA 2” është finalizim i suksesshëm i ciklit të stërvitjeve individuale dhe kolektive  të FSK-së, për këtë vit.

FSK-ja realizimin e ushtrimit fushor e ka filluar më 3 tetor dhe ka vazhduar pandërprerë, ku janë angazhuar 1951 pjesëtarë me 161 automjete.

Ushtrimi u zhvillua në pjesën perëndimore të Republikës së Kosovës, kryesisht në Regjionin e Pejës dhe Prizrenit. 

Qëllimi i ushtrimit fushor “Shqiponja 2” ishte që të testohen aftësitë komanduese,  reaguese dhe koordinuese të njësive, shtabeve dhe pjesëtarëve në operacione të planifikuara me skenar adekuat për matjen e efikasitetit të reagimit në terren.  

Komandant Kastrati përgëzoj veçanërisht ushtarët, nënoficerët dhe oficerët të cilët treguan profesionalizëm, vullnet dhe disiplinë për të realizuar të gjitha objektivat e parashikuara të ushtrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)