16 Maj 2025

FSK institucion me besueshmërinë më të lartë të qytetarëve

Prishtinë, 11 prill - Sot në MFSK edhe pse zyrtarisht ditë pushimi, u mbajt konferenca punuese “Plani i Integritetit i Ministrisë së Forcës së Sigurisë’, projekt ky i filluar që më 2015 dhe i mbështetur nga Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë.

Prezantimin e projekt planit të përgatitur nga grupi punues e bëri  zoti Faruk Geci drejtor për Politika dhe Plane në MFSK. Ministri i MFSK-së zoti Haki Demolli në fjalën e vet, vuri theksin mbi nevojën dhe rëndësinë e ekzistimit dhe funksionimit të planit të integritetit. “Ministria e FSK-së dhe FSK-ja tash e disa vite në të gjitha sondazhet  më kredibël të vendit, janë shpallur si institucione me besueshmërinë më të lartë të qytetarëve.

Ky vlerësim, në njërën anë na obligon që të rrisim përgjegjësinë, në drejtim që politikat kundër dukurive negative, dukurive të tjera të pa përshtatshme dhe jo etike t’i avancojmë, duke i shndërruar në standard të punës sonë menaxhuese, administrative dhe operacionale, dhe atë në të gjitha nivelet e funksionimit të MFSK-së dhe FSK-së”. Ministri Demolli duke falënderuar  pjesëmarrësit dhe anëtarët e grupit punues për hartimin e planit të integritetit, në vazhdim të fjalës së tij ritheksoi se:  

“Qëllimi kryesor  i planit të integritetit është forcimi i integritetit dhe forcimi i kulturës anti-korrupsion në sektorin publik duke identifikuar rreziqet, planifikimin dhe zbatimin e masave adekuate”.  Gjatë zhvillimeve të punimeve të konferencës me debatet e tyre  kontribuuan edhe; komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama,  sekretari i përgjithshëm i MFSK-së zoti Shkelzen Sylaj, zoti Svein Eriksen përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë, Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare e Studimeve të Sigurisë (QKSS), kolonel Tod Gjakobus (Todd Jacobus) zëvendës drejtor i Ekipit Këshillues të NATO-s (EKN), drejtorët e departamenteve të MFSK-së dhe të tjerë. Konferenca doli me konkluzionin që gjetjet e  dala dhe propozimet e bëra të përfshihen në projektin final, ku plani do të rishqyrtohet përsëri derisa të merr formën përfundimtare.

Të pranishëm në konferencë ishin; zëvendësministri Muhamet Latifi, gjeneral brigade Zymer  Halimi, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MFSK-së dhe FSK-së, pjesëtarë të Ekipit Këshillues të NATO-s (EKN), Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (ENKN)  dhe të ftuar të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)