01 Maj 2024

Francë, Arrestohet serbi i akuzuar për krime lufte

Paris, 1 shkurt - Është arrestuar në Francë një pjesëtar i njësitit paramilitar serb, i cili e kishte filmuar ekzekutimin e boshnjakëve afër Srebrenicës në vitin 1995.

Prokuroria për krime të luftës në Beograd tha se 47 vjeçari Miodrag Momiç është arrestuar në Grenobël, ku fshihej me identitet falso.

Pjesëtari i njësitit \"Skorpionët\" kërkohej nga Serbia, ndërsa Interpoli kishte lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për krime lufte në Bosnje në vitin 1995.

Videoja e ekzekutimit u shfaq në vitin 2005 gjatë gjykimit të ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç në Tribunalin e Hagës.

Katër anëtarët e tjerë të njësitit u dënuan në vitin 2007 në Beograd me 13 deri 20 vjet burg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)