19 Maj 2024

Forumi për Siguri synon të ndahen obligimet institucionale

Prishtinë, 31 janar - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt Forumi për Siguri, i udhëhequr nga zëvendësministri i MPB-së, Izmi Zeka.

Në këtë Forum u diskutuan dhe u adresuan zhvillimet e Planit të Veprimit të Departamentit të Shtetësisë Azilit dhe Migrimit (DSHAM).

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, theksoi se fokusi i Forumit për Siguri do të jetë në zgjerimin e aftësisë së Qeverisë së Kosovës që në mënyrë efektive të kontrollojë imigracionin e brendshëm si dhe për të menaxhuar, azilin, shtetësinë dhe shërbimet e imigracionit, në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare, për të siguruar sigurinë e brendshme dhe rajonale.

“Pasi që MPB-ja merret me imigracionin e brendshëm, azilin, shtetësinë dhe shërbimet tjera, që janë në standard me ligjet e BE-së, ky forum synon që të arrihen objektivat dhe të ndahen përgjegjësisë dhe obligimet institucionale”, tha zëvendësministri Zeka.


 
Objektivat e Forumit për Siguri

·    Të themelojë një Grup Punues i cili do të zhvillojë një Plan të Veprimit për MPB-në – DSHAM-in.

·    Të definojë qartë detyrat, rolet, përgjegjësitë dhe të identifikojë procesin e rrjedhës së punës të DSHAM-it (të pesë divizioneve dhe të Qendrave të Azilit dhe të Mbajtjes), Departamentit të Regjistrit Civil, Drejtoratit të Huajve dhe Migrimit Ilegal të Policisë së Kosovës, Ministrisë së Punës, Departamentit Ligjor të MPB-së dhe institucioneve tjera relevante në mënyrë që të koordinojë dhe menaxhojë më mirë zbatimin e imigrimit të brendshëm dhe sigurisë.

·    Të implementojë strategjitë të cilat fokusohen në identifikimin e të huajve të cilët janë kriminelë, të përfshirë në krim të organizuar, terroristë ose që e rrezikojnë sigurinë kombëtare.

·    Të identifikohen mangësitë dhe ato fusha të cilat kërkojnë përforcimin e ligjeve dhe të udhëzimeve administrative të ndërlidhura me kontrollin kufitar dhe të imigrimit.

·    Të themelohet Njësia për Arkiv dhe Menaxhimin e Rrezikut Brenda DSHAM-it nën Divizionin e Planifikimit, Strategjisë dhe Statistikave.

·    Të sigurohet se DSHAM-i është duke i siguruar shërbimet më të mira të mundshme për konsumatorët e tij.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)