04 Maj 2024

Forumi për Siguri e vizitoi QKSPEZH

Prishtinë, 21 shtator - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, e vizituan pjesëtarë dhe ekspertë të sigurisë nga vendet e ndryshme të rajonit, të cilët po marrin pjesë në Forumin për Siguri në Prishtinë.

Delegacioni u prit nga Kryeshefi i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, i cili i njoftoi për punën dhe aktivitetet që zhvillohen në Qendër dhe trajnimet që kryejnë katër agjencionet e sigurisë publike në Kosovë, Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjensioni për Menaxhim Emergjent dhe Shërbimi Korrektues.
 
“Qendra luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe qytetarët e vendeve të rajonit, pasi këtu trajnohen edhe pjesëtarë të sigurisë edhe nga vendet fqinje”, tha Ahmeti.

Gjithashtu kryeshefi i QKSPEZH-it,  Sherehmet  Ahmeti e njoftoi delegacionin për anëtarësimin e Qendrës në strukturat dhe organizata ndërkombëtare të sigurisë, si në atë të Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe në Asociacionin Ndërkombëtar të Akademive Policore (INTERPA), dhe se Qendra synon të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)