30 Prill 2024

Formohet Departamenti për Krime Mjedisore

Prishtinë, 15 tetor - Nesër në një konferencën për media do të inaugurohet Departamenti për Krime Mjedisore, që do të operojë në kuadër të Policisë së Kosovës.

Kjo iniciativë e ndërmarrë nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, dhe me përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka për qëllim shtrëngimin e masave ndaj qytetarëve të papërgjegjshëm që me apo pa vetëdije shkaktojnë dëme në mjedis.

Ky Departament do të trajtojë ekskluzivisht veprimet e kundërlishgjme ndaj mjedisit, në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi në Kosovë.