15 Maj 2024

Forcat e Armatosura të Turqisë përkrahin FSK-në

Prishtinë, 8 tetor - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Kadri Kastrati priti në takim në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, gjeneralin me katër yje Necdet Ozel, shef i Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Gjenerallejtant Kadri Kastrati e njoftoj shefin e Ushtrisë së Turqisë, mbi ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së për këtë periudhë pesëvjecare; e njoftoj mbi strukturën detyrat e FSK-së si edhe objektivat e saj për të ardhmen.

Gjeneral Kastrati tha se FSK-ja ndër të tjera është duke kryer suksesshëm operacione të deminimit, operacione humanitare në dobi të gjithë qytetarëve të Kosovës, gjithashtu FSK-ja  në vazhdimësi është duke asistuar në ndihmë mjekësore popullatën në zonat rurale ku jetojnë pjesëtarë të komuniteteve, etj.

Komandanti i FSK-së gjithashtu para gjenerali Ozel shpalosi edhe objektivat e Ministrisë dhe Forcës.

Ai tha se qëllimi ynë është që FSK-në ta ngrisim profesionalisht edhe në nivel më të lartë, të diciplinuar, multietnike dhe Forcë të dislokueshme.

Kosova, shtoi më tej gjeneral Kastrati,  është në proces të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë dhe me këtë edhe të FSK-së dhe me këtë synojmë që FSK-në ta bëjmë një Forcë e cila do tu përgjigjet nevoja të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, si edhe ta bëjmë një insitucion me mision adekuat, që do të jetë Forcë për të mirë në rajon dhe partnere e denjë e NATO-s dhe shteteve anëtare të saj.

Gjeneral Kastrati, gjithashtu në kuadër të bashkëpunimeve bilaterale që ka Ministria e FSK-së me shumë shtete, u ndal te bashkëpunimi shumë i frytshëm që FSK-ja ka me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë.

Me këtë rast komandant Kastrati tha se në kuadër të FSK-së kemi 2,36 për qind pjesëtarë të komuniteti turk që jeton në Kosovë, kemi  laborator të gjuhës turke, të realizuar në bashkëpunim me FA të Turqisë dhe donacion prej tyre.

Gjithashtu gjeneral Kastrati e falenderoj shefin e FA të Turqisë për mundësitë që i ka ofruar pë shkollimin e kadetëve të FSK-së në Turqi e në kuadër të kësaj edhe në Kologjin e Luftës.

Po ashtu gjeneral Kastrati e falenderoj gjeneralin Ozel edhe për pajisje tjera që ka ofruar për FSK-në, duke përfunduar me kërkesën që FA të Turqisë ta mbështesin FSK-në në qëllimin e saj për zbarkime jashtë vendit në misione paqësore.

Nga ana e tij Nexhdetr Ozel, shef i FA të Turqisë, pasi shprehu kënaqësinë për ftesën e bërë nga FSK-ja dhe për vizitën që po realizon, duke shtuar se ndjehet “si në mes vëllezërish”.

Gjeneral Ozel shprehu gatishmerinë e tij dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë se do të vazhojnë ti japin përkrahje FSK-së në mënyrë që siç tha ai, FSK-ja të jetë e përparuar dhe profesionale. Shefi i FA të Turqisë gjithashtu, përgëzoi gjeneral Kastratin për arritjen dhe njohjen nga NATO-ja të Kapaciteteve të Plota Operacionele për FSK-në.

Përveç, që ne jemi mentorues tha gjeneral Ozel, ne dëshirojmë që të zhvillojmë operacione stervitore të përbashkëta.

Ne tha gjeneral Ozel jemi duke iu dhënë mbështetjen e duhur dhe konkrete, dhe se ne me shumë vëmendje përcjellim Planin e NATO-s për  Mbështetjes së FSK-së.  Në fund gjeneral Ozel tha se Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë mbështesin FSK në synimin e saj për të marrë pjesë në operacione të paqes.

Në takim e përbashkë të dyja delegacioneve morën pjesë edhe gjeneral major Rrahman Rama, zëvendëskomandant i FSK-së dhe komandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), Shkelzen Sylaj, Sekretar i përgjithshëm në Ministri, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i drejtorisë së operacioneve, Haxhi Shala, drejtor i drejtorisë për Politika dhe Plane, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendëskomandant i KFT-së dhe nënklolonel Hasan Hoxha, shef i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri.

Ndërsa nga ana e delegacionit të Republikës së Turqisë ishin; Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, kolonel  Zorlu Topaloglu, kolonel Sevket Cumaoglu, kolonel Erdal Dodurga, kolonel Fedai Unsal, kolonel Muammer Aygar, kolonel Hasan Aydogdu, Ahenk Derek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)