02 Maj 2024

Fitim Shishani emërohet Kryeshef Ekzekutiv i IPK-së

Prishtinë, 6 maj - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi pas rekomandimit të Komisionit për Procedurat dhe Përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK),  emëroi Fitim Shishanin në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Ky vendim është marrë duke u bazuar në Nenin 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Rregullores (02/2011) për fushat e e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrave, si dhe në përputhje me Ligjin për IPK dhe legjislacionin përcjellës.

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Shishani detyrat dhe përgjegjësitë e tij do t’i ushtrojë duke u bazuar në Ligjin për  Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe aktet e tjera normative në fuqi si dhe i përgjigjet Ministrit të MPB për punën e tij.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)