03 Maj 2024

Finlanda ofron mbështetjen e ekspertëve për MPB-në

Prishtinë, 25 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti në takim Sekretaren e Shtetit  të Ministrisë së  Punëve  Brendshme  të Finlandës, Marjo Anttoora.

Në këtë takim u bisedua për procesin e Ri-pranimit  dhe Ri-integrimin e qëndrueshëm në Kosovë,  për  realizimin e projektit  për nivelin baçelor në  fushën e sigurinë publike dhe sektorët e sigurisë, në  kuadër të  Akademisë  së Kosovës për Siguri Publike, të përkrahur nga IPA, projekt i cili udhëhiqet nga Finlanda dhe  Estonia.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për  Menaxhimin e Integruar  të Kufijve, për  luftën  kundër trafikimit të drogës si dhe për  bashkëpunimin më të ngushtë  të policive të të dy vendeve nëpërmjet  oficerëve  ndërlidhës.

Ministri Bajram Rexhepi kërkoi që të ketë  bashkëpunim më të ngushtë edhe në  menaxhimin e  situatave  emergjente dhe të krizës, ku Finlanda ka kapacitete për trajnimin e trajnerëve në mënyrë që sa më mirë të menaxhohen situatat e fatkeqësive natyrore.

Ndërsa, Sekretarja e Shtetit e Ministrisë së  Punëve  Brendshme  të Finlandës, Marjo Anttoora, siguroi ministrin Rexhepi se shteti i Finlandës do të vazhdojë të përkrahë në përgjithësi shtetin e Kosovës dhe gjithashtu ofroi mbështetjen e ekspertëve të fushave të caktuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Finlandës për MPB-në.

Në këtë takim u theksua se një  komunitet i gjerë i kosovarëve në Finlandë janë të integruar mirë dhe se qytetarët e Finlandës kanë një  përshtypje të mirë për këta qytetarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)