05 Maj 2024

Fillon projekti “Përmirësimi i përafrimit të legjislacionit dhe koherenca e Kornizës Ligjore\"

Prishtinë, 27 mars – Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë me rastin e lansimit të projektit  të binjakëzimit “Përmirësimi i përafrimit të legjislacionit dhe koherenca e Kornizës Ligjore\".

Në këtë takim u prezantuan objektivat e bashkëpunimit të mëtejmë në mes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.

Zëvendësministri Ymeri tha se ky projekt synon të fuqizojë sundimin e ligjit në Kosovë duke zvogëluar fragmentimin e kornizës aktuale ligjore dhe duke rritur kapacitetet e prodhimit të legjislacionit në linjë me Acquis të BE-së dhe praktikat më të mira.

Ymeri shtoi se ky projekt synon edhe rritjen e aftësive të Ministrisë së Drejtësisë për të kryer procedurat e pastrimit ligjor në të ardhmen dhe për të hartuar ligje në pajtim me Acquis të BE-së me synimin që të krijojë parakushtet për një databazë, e cila do të ndihmojë evitimin e kohezionit legjislativ dhe përdorimin më të lehte të legjislacionit ekzistues.

“Ky projekt është plotësisht në harmoni me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe plotëson një hapësirë jetike për vënien e praktikave evropiane në hartimin e legjislacionit dhe përfundimisht do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës” tha Ymeri.

Në këtë takim ka marrë pjesë Kryesuesi i Cooperatives në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)