27 Prill 2024

Filloi trajnimi “Aksidentet e komunikacionit dhe siguria në rrugë”

Vushtrri, 20 korrik - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri ka filluar trajnimi “Aksidentet e komunikacionit rrugor dhe siguria në rrugë”, i organizuar për pjesëtarët e Agjencionit të Menaxhimit dhe Emergjencave (AME).

Në këtë trajnim, i cili po udhëhiqet nga Agjencioni Internacional i Emergjencave të Francës janë duke marrë pjesë njëmbëdhjetë zjarrfikës nga dhjetë brigada zjarrfikëse të Republikës së Kosovës.

Trajnimi që ka filluar më 19 korrik të këtij viti do të përfundojë të premten ku të gjithë pjesëmarrësit, të cilët e përfundojnë me sukses këtë trajnim do të certifikohen. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)