28 Mars 2024

Filloi punën inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 8 gusht - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim njoftues kryeinspektorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ylber Topalli dhe inspektoret, Jonuz Jonuzaj e Rame Arifaj.

Në këtë takim, ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeinspektori dhe inspektoret përkushtim, angazhim dhe menaxhim të cilësisë në punë, në mënyrë që Shërbimi Korrektues i Kosovës të jetë sa më efikas.

Inspektorati është themeluar me vendim të ministrit Kuçi, ndërsa si mision ka ngritjen e performancës, efikasitetit dhe disiplinës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)