Filloi procedura për emërimin e dy gjyqtarëve të Kushtetueses
Prishtinë, 18 shtator - Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit,  sot u mbajt mbledhja e Komisionit për fillimin e procedurës për emërimin  e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Duke e drejtuar këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka  proceduar me këtë rend dite :
1.Emërimi i dy (2)  zëvendës  kryesuesve të Komisionit dhe
2. Marrja e vendimit për publikimin  e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryesuese e parë u zgjodh, znj. Albulena Haxhiu, nga Grupi Parlamentar  i  Lëvizjes Vetëvendosje !, ndërsa nga komunitetet, zëvendës-kryesuese u zgjodh znj. Mufera Shinik.
Komisioni  për fillimin e procedurës për emërimin  e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, miratoi Draft  thirrjen/ ftesën publike, për nominimin e kandidatëve.
 
Publikimi i konkursit  bëhet, me  21 shtator  2015, në mediat e  shkruara dhe elektronike në   gjuhen shqipe, serbe,  boshnjake dhe turke.
Publikimi mbetet i hapur 20 ditë, nga dita e publikimit, në mediat e shkruara   dhe elektronike. 















