03 Maj 2024

Fehmi Tahiri dënohet me 22 vjet burg për vrasjen e gruas së tij

Prishtinë, 12 tetor - Një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë e shpalli Fehmi Tahirin (Hoti) fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe i shqiptoi dënimin me burgim të gjatë prej 22 vitesh.

Tahiri (Hoti) ishte akuzuar se i kishte marrë jetën gruas së tij shtatzëne, Saime Canaj, në nëntor të vitit 2010 në fshatin Burojë, Komuna e Skenderajt.

Trupi gjykues ka konstatuar se i pandehuri e kishte sulmuar dhe vrarë gruan e tij shtatzëne për motive xhelozie, duke e rrahur atë me duar, me pjesën metalike të rripit të tij dhe me një shufër metalike për disa minuta, duke e grushtuar dhe goditur atë disa herë në duar, krahë, gjoks, gjinj, fytyrë, qafë, kokë, shpinë dhe në pjesë të tjera të trupit, që i kishin shkaktuar asaj dhimbje të forta dhe vuajtje të gjata. Si rezultat i këtyre lëndimeve, Saime Canaj kishte vdekur në vend. 

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i qarkut nga EULEX-i. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)