FDH prezanton të drejtën për dëmshpërblim për viktimat civile të luftës

Prishtinë, 25 janar - Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH) organizon tryezën e rrumbullakët me temën mbi të drejtën për reparacione të viktimave civile të luftës në Kosovë.
FDH Kosovë do ti paraqesë gjetjet që rrjedhin nga projekti i saj \"Promovimi i realizimit të të drejtave të viktimave civile në dëmshpërblim - Raportimi mbi mangësitë e Ligjit për reparacione\", mbështetur nga Komiteti Katolik kundër Urisë dhe për Zhvillim (CCFD).
Bazuar në këto gjetje, FDH Kosovë do të prezantojë raportin e saj për të avokuar përmirësimin e qasjes në reparacione të familjarëve të viktimave civile, në veçanti atyre të komuniteteve pakicë.
Më tej, palët e interesit të nivelit të lartë në fushën e reparacioneve do të japin njohuritë e tyre për këtë çështje, duke diskutuar pyetje të tilla si: gjendjen aktuale të Ligjit për reparacionet në Kosovë, të metat e tij dhe hapësirën për përmirësim dhe rekomandimet e drejtuara ndaj institucioneve lokale e qendrore, etj.